Prishtinë, 17 shkurt 2024
Gëzuar e urime të gjithë qytetarëve të Republikës, Pavarësia e Kosovës!
Para një muaji ne kujtuam 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, pas tri javëve përkujtojmë 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ndërkaq pas 4 muajve do të shënojmë 25- vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Pra, rezistenca e çlirimi i paraprijnë pavarësisë të cilën e gëzojmë sot dhe e forcojmë nëpërmjet institucioneve të shtetit, zhvillimit të ekonomisë, progresit demokratik e shoqëror.
Ky 16-vjetor e zë Kosovën me pasaportën e saj të fuqishme si asnjëherë më parë, duke mundësuar që qytetarët të lëvizin lirshëm në 35 vende. Gjithashtu, edhe në aspektin ekonomik e demokratik edhe në aspektin e sigurisë e të integritetit, mund të themi e duhet të themi që Republika jonë e përbashkët asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë e sigurt, e lirë dhe demokratike.
I bashkëngjitëm përkujtimit të presidentes edhe kryeparlamentarit për të gjithë heronjtë, dëshmorët, martirët, për ata të cilët u flijuan e sakrifikuan, punuan e u angazhuan për Republikën e Kosovës, për Pavarësinë tonë. Duke i përkujtuar ata, ne ia përkujtojmë vetes edhe çfarë çmimi të lartë kemi paguar për të mbërritur këtu, por njëkohësisht edhe rrugën të cilën do ta vazhdojmë, sigurisht, drejt integrimeve evropiane e euroatlantike, për çfarë një falënderim i veçantë u shkon partnerëve tanë, aleatëve tanë ndërkombëtarë që na mbështetën e na ndihmuan.
Të arriturat i mbrojmë, sfidat i tejkalojmë e sukseset i shtojmë bashkë!
Gëzuar!
Last modified: 17 Shkurt, 2024