Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott

14 Shkurt, 2024

Prishtinë,  14 shkurt 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti ditën e djeshme në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Ky takim u zhvillua pas pritjes së organizuar nga Zyra e Kryeministrit për ambasadorin më 1 shkurt.

Në këtë takim, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Abbott për punën, dedikimin e tij dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit.

Gjatë bisedës, ata reflektuan mbi arritjet e qeverisë, sfidat e mundësitë që paraqiten në rrugën tutje drejt zhvillimit dhe progresit.

Gjithashtu u përmend dhe rëndësia që shënon ky vit në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ku mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e shumë individëve luajti rol kyç në ndaljen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. 

Ambasadori Abbott ka kontribuar në mënyrë të çmueshme në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e si vend aleat dhe partner, ajo do të vazhdojë dhe me ambasadorin e ardhshëm.

Kryeministri Kurti gjithashtu e uroi ambasadorin Abbott për detyrën e tij të radhës dhe i dëshiroi suksese të mëtejme.

 

Last modified: 14 Shkurt, 2024

Comments are closed.