Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mirëpriti 33 gra nga grupe të margjinalizuara që kanë dhënë kontribut në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë

15 Dhjetor, 2023

Prishtinë, 15 dhjetor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në ndërtesën e Qeverisë, 33 gra nga grupe të margjinalizuara që kanë dhënë kontribut në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë, të kryesuara nga ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala.

Pasi i ka falënderuar për vizitën, kryeministri tha se ka nderin dhe kënaqësinë që ndodhet sot bashkë këtu dhe që ka mundësinë t’i mirëpres e t’i shpreh mirënjohjen e tij për rolin, angazhimin, punën, kontributin që e kanë dhënë për gratë, shoqërinë e shtetin e kombin tonë.

Duke i falënderuar përzemërsisht secilën nga 33 gratë e pranishme, kryeministri shtoi se do ta kenë mbështetjen e përkrahjen tonë në secilën fushëveprimtari të cilën e zhvillojnë, por edhe në përgjithësi, si gra të cilat i kanë dhënë dhe kanë çfarë t’i japin shoqërisë tonë me profesionalizmin e tyre dhe me zellin qytetar e njerëzor.

 

Last modified: 15 Dhjetor, 2023

Comments are closed.

×