Prishtinë, 29 nëntor 2023
Takimin e parë të ditës në zyrën e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Folën për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seewald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve.
Krahas falënderimit për librin, kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Last modified: 29 Nëntor, 2023