Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi Muzeun Arkeologjik të Prizrenit​

27 Nëntor, 2023

Prizren, 27 nëntor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbër Rexhaj dhe Artan Abrashi, vizitoi sot Muzeun Arkeologjik të Prizrenit.

Ky muze arkeologjik gjendet brenda Hamamit të Shemsudin Ahmed Beut (shek. XV), i cili si askund tjetër ka edhe sahat-kullën e vet.

Për pritjen e sotme, kryeministri Kurti e falënderoi stafin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe arkeologun Vesel Hoxhaj për punën me pasion në këtë institucion muzeal.

Muzeu Arkeologjik i Prizrenit pret vizitorë nga e gjithë bota e nga të gjitha moshat, tashmë me një ekspozitë të kuruar në mënyrë profesionale dhe moderne.

Qeveria jonë po investon në fuqizimin e muzeve publike.

Last modified: 27 Nëntor, 2023

Comments are closed.

×