Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen mirëseardhëse në kuadër të Konferencës për Reformën në Administratën Publike

22 Nëntor, 2023

Prishtinë, 22 nëntor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen mirëseardhësee në kuadër të Konferencës për Reformën në Administratën Publike.

Ai i falënderoi të gjithë kontribuesit për pjesëmarrjen e tyre e ndarjen e njohurive dhe ekspertizës, për një administratë më të mirë publike, në konferencën e parë ndërkombëtare KosovaPAR2023.

“Shkëmbimi i njohurive dhe përvojave me ekspertët nga bota është rruga jonë përpara drejt ndryshimeve transformuese në Kosovë” tha Kryeministri Kurti. Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi dhe përkushtimin e Qeverisë drejt reformës së administratës publike.

Në këtë pritje të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Shwarz, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, kurse në mesin e mysafirëve ishte edhe Prof. Dr. Lamia Moubayed, eksperte pranë Kombeve të Bashkuara dhe Drejtoreshë e Institutit të Financave Publike të Libanit.

Last modified: 23 Nëntor, 2023

Comments are closed.

×