Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në një takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly

21 Shtator, 2023

Prishtinë, 21 shtator 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në një takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Kosova dhe Zvicra ndajnë një miqësi e partneritet të ngushtë mes tyre. Në këtë takim, u bisedua mbi forcimin e bashkëpunimit, potencialin për zhvillim të Kosovës dhe mundësitë që vendi ynë ofron për investim. Ambasadori Kolly nga ana e tij veçoi sektorin e TI dhe suksesin e Kosovës në këtë drejtim.

Bisedat miqësore mes zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ambasadorit Kolly, kanë qenë të shpeshta e të frytshme. Edhe në këtë takim lamtumirës ata e vlerësuan njëri tjetrin për gatishmërinë për bashkëpunim dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes shteteve tona.

Duke i uruar suksese të mëtejme në angazhimet e radhës, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për kontributin e tij dhe ritheksoi se Zvicra mbetet partnere e rëndësishme me të cilën ndajmë vlera të përbashkëta.

Last modified: 21 Shtator, 2023

Comments are closed.