Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Redžepi vizitoi Forumin kosovar të aftësive të kufizuara

19 Maj, 2023

Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emijla Redžepi vizitoi sot Forumin Kosovar të Aftësive të Kufizuara për t’u takuar aty me anëtarë të këtij forumi, të cilët i informoi për planin e qeverisë për të organizuar një konferencë kushtuar ligjit për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Qëllimi i kësaj konference është promovimi i barazisë dhe drejtësisë për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, pavarësisht nga kategoria apo lloji i aftësisë së kufizuar.

Nëpërmjet këtij ligji, qeveria synon të sigurojë respektimin e të drejtave të tyre, si dhe mbështetjen e nevojshme për përfshirjen e tyre të plotë në shoqëri.

Kjo nismë qeveritare synon të kapërcejë të gjitha paragjykimet dhe stereotipet të pranishme tek ne dhe të promovojë një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të qasshme për të gjithë qytetarët.

Last modified: 19 Maj, 2023

Comments are closed.