Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze

18 Maj, 2023

Prishtinë, 18 maj 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.

Forcimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona është përkushtim dhe qëllim i përbashkët. Kosova dhe Hungaria punojnë dhe bashkëpunojmë në shumë nisma dhe projekte të ndryshme me interes të përbashkët.

Ambasadori Bencze theksoi se Hungaria është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin me Kosovën, ndërsa zëvendëskryeministri Bislimi afirmoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të gjetur mënyra drejt avancimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë takimit dhe bashkëbisedimit miqësor, palët ndanë dhe eksperiencat e shteteve të tyre në fusha të ndryshme si arti, kultura dhe arsimi.

Last modified: 19 Maj, 2023

Comments are closed.