Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

17 Maj, 2023

Prishtinë, 17 maj 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Nga fusha e shëndetësisë e deri te thellimi i marrëdhënieve ekonomike e mundësitë për projekte të përbashkëta.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel ditën e hënë.

Last modified: 17 Maj, 2023

Comments are closed.