Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi emisarin e BE-së Lajçak

11 Maj, 2023

 

Prishtinë, 11 maj 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, takoi sot në Prishtinë, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim, që u diskutua për hapat e radhës dhe rrugën përpara pas takimit të 2 majit në Bruksel, kryeministri Kurti theksoi nevojën që Marrëveshja Bazike të zbatohet në tërësi dhe pa kushtëzime, si dhe nevojën që Bashkimi Evropian të mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje.

Last modified: 11 Maj, 2023

Comments are closed.