Prishtinë, 14 prill 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar z.Bekim Qokun, Këshilltar të Jashtëm Politik të Kryeministrit për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kurti i uroi z.Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.
Last modified: 14 Prill, 2023