Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, znj. Pantić

25 Mars, 2023

Prishtinë, 25 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantić.

Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova.

Pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit.​

Last modified: 25 Mars, 2023

Comments are closed.