Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Dietz

13 Mars, 2023

Prishtinë, 13 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi i Qeverisë me misionin e Luksemburgut dhe mundësitë e reja ishin ndër temat e diskutimit.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj kontributit të vazhdueshëm të Luksemburgut dhe mbështetjen financiare në projekte të ndryshme të fushave të shumta.

Ai e njoftoi me z. Dietz me punën e Qeverisë, arritjet përgjatë këtyre dy viteve të fundit, reformat e ndërmarra dhe për progresin ekonomik dhe demokratik.

U diskutua edhe për procesin e dialogut, propozimin evropian për Marrëveshje Bazike për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për takimin që pritet të mbahet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.​

Last modified: 13 Mars, 2023

Comments are closed.

×