Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim zëvendës asistentin për çështje politike dhe politika të sigurisë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Colomina

14 Shkurt, 2023

Prishtinë, 14 shkurt 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot në zyrën e tij, priti zëvendës asistentin për çështje politike dhe politika të sigurisë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Colomina.

Kryeministri Kurti fillimisht falënderoi z. Colomina për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Kosovën si dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

E njoftoi z. Colomina për situatën e sigurisë në vend, për synimet e institucioneve të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Kosovës.

Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë si dhe vullnetin për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në botë, krahë NATO-s dhe partnerëve.

Në takimin me z. Colomina dhe ekipin e tij, kryeministri Albin Kurti u shoqërua nga Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Last modified: 14 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×