Prishtinë, 1 shkurt 2023
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen 123-të.
Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. Me ndryshimet e miratuara, u përcaktua vlera e monetare e koeficientit për pagat në sektorin publik, i cili për vitin 2023 do të jetë 105 euro.
Ky Projektligj do t`i procedohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim.
Last modified: 1 Shkurt, 2023