Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë

27 Janar, 2023

 

Prishtinë, 27 janar 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë.

Në delegacion ishin të pranishëm edhe Lukas Mandl, deputeti i Parlamentit Evropian, njëherit themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Christoph Weidinger, ambasador i Austrisë në Kosovë, Friedhelm Frischenschlager, ish-Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, si dhe deputetët në Parlamentin e Austrisë, Hannes Taborsky dhe Helmut Brandstätter.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Austria, shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm. U vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve.

U bashkëbisedua për projektet e përbashkëta me Austrinë, si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me theks të veçantë në projektet kulturore.

Last modified: 27 Janar, 2023

Comments are closed.

×