Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Redžepi priti në takim ambasadorin francez Guèrot

19 Janar, 2023

Prishtinë, 19 janar 2023

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë z. Olivier Guèrot.

Zëvendëskryeministrja e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e deritashëm duke theksuar se shteti francez përbën shembull multietniciteti dhe respektimi të të drejtave të njeriut në Evropë.

Ndër të tjera ambasadori theksoi vlerësimin që shteti francez ka për punën dhe sukseset e deritashme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në të gjitha fushat.

Po ashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për pozitën e komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe rëndësinë e rolit së tyre.

Last modified: 20 Janar, 2023

Comments are closed.

×