Zyra e Kryeministrit

Nenad Stanojeviq dhe Lazar Raduloviq emërohen zëvendësministra

14 Janar, 2023

Prishtinë, 14 janar 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Stanojeviq, Zëvendësministër për Ekonomi, si dhe z. Lazar Raduloviq Zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Last modified: 14 Janar, 2023

Comments are closed.

×