Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar

16 Dhjetor, 2022

Prishtinë, 16 dhjetor 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Ambasadori Sakar e uroi Kosovën në ecjen tutje në hapat e mëtejshëm për liberalizimin e vizave pas dakordimit të Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit Evropian. Gjithashtu, u përmend dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku zëvendëskryeministri Bislimi e informoi rreth përgatitjeve të Kosovës në këtë proces dhe mbështetjen që vendi e ka marrë që në momentin e dorëzimit të aplikimit.

Në takim, u diskutua dhe rreth zhvillimeve në procesin e dialogut.​

Last modified: 16 Dhjetor, 2022

Comments are closed.

×