Prishtinë, 10 nëntor 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris, Francë, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron.
Kryeministri Kurti do të merr pjesë në diskutimet në panel të këtij forumi prestigjioz, në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron, si dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë.
Last modified: 10 Nëntor, 2022