Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin jo rezident të Japonisë për Kosovë, Akira Mizutani

8 Nëntor, 2022

Prishtinë, 8 nëntor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorin jo rezident të Japonisë për Kosovë, Akira Mizutani, i shoqëruar nga i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Gjatë takimit, në të cilin u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Nëpërmjet ndihmës dhe asistencës në fusha, si mjedisi, shëndetësia, siguria e ushqimit, menaxhimi i pyjeve dhe menaxhimi i katastrofave natyrore, Japonia ka prekur drejtpërdrejt qytetarët e Republikës, deklaroi kryeministri Kurti. Për Japoninë, Republika e Kosovës është partneri i besueshëm në Ballkanin Perëndimor, ndërkaq për kompanitë japoneze, mundësi shumë e mirë për investime, tha ndër të tjerash kryeministri Kurti.

Ambasadori japonez, Mizutani, tha se Japonia vlerëson lart qëndrimin e Kosovës ndaj luftës në Ukrainë, duke shtuar se Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën me të cilën ndanë vlera dhe qëndrime të përbashkëta.

 

Last modified: 8 Nëntor, 2022

Comments are closed.

×