Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi ish ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati

18 Tetor, 2022

Prishtinë, 18 tetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim mikun e tij, ish ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në takimin që u zhvillua në Zyren e Kryeministrit, Kryeministri Kurti dhe z. Bushati folën për bashkëpunimin dhe raportet e Kosovës dhe Shqipërisë.

U diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe për ndikimet gjeopolitike dhe gjeoekonomike të luftës në Ukrainë shkaktuar nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Federatës Ruse.

Last modified: 18 Tetor, 2022

Comments are closed.

×