Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi prodhues vendor në Gjilan

10 Tetor, 2022

Gjilan, 10 tetor 2022

Pas vënies së gurthemelit në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në lagjen Arbëria, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar prodhues vendor në Gjilan.

Është me të vërtetë krenari kur e sheh një biznes i cili me prodhimtari vendëse, me punëtorë të devotshëm edhe me mjeshtër të ëmbëlsirave, kanë arritur që në periudha të caktuara të kenë deri në  50 punëtorë e të shesin deri në 250 pika anembanë Kosovë, tha Kryeministri Kurti gjatë vizitës në fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Bujana”.

Në takimin me pronarët e fabrikës, kryeministri Kurti i falënderoi për mikpritjen e përzemërt. Në veçanti, ai i falënderoi nga zemra që në mesin e punëtorëve i kanë edhe dy persona me sindromën Down.

Duke theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka shpallur vitin 2022, Vit të personave më aftësi të kufizuara, kryeministri theksoi se aftësitë e pakufizuara nuk i kemi asnjëri prej nesh, por është shumë e rëndësishme që sa më shumë persona me aftësi të kufizuara t’i inkuadrojmë në jetën tonë shoqërore, ekonomike e kulturore.

Last modified: 10 Tetor, 2022

Comments are closed.

×