Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u prit nga Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida

28 Shtator, 2022

Tokio, 28 shtator 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në Rezidencën Shtetërore Akasaka, për një takim bilateral me Kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij kryeministrit japonez Kishida dhe popullit japonez me rastin e vdekjes tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe, duke e vlerësuar lartë rolin e tij për paqen, demokracinë dhe sigurinë në botë, por edhe për iniciativën e tij për bashkëpunimin e Japonisë me vendet e Evropës Juglindore.

Kryeministri Kishida e falënderoi kryeministrin Kurti për pjesëmarrjen në Funeralin Shtetëror dhe për konsideratat e shprehura për ish-kryeministrin Shinzo Abe. Ai shprehu mbështetjen e tij për rritjen e shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve dhe iu gëzua konfirmimit që Kosova do të marrë pjesë në EXPO Osaka 2025.

Republika e Kosovës i përmbahet orientimit vleror dhe strategjik të G7, u shpreh kryeministri Kurti dhe teksa ndanë pikëpamje të përbashkëta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë, me theks mbi situatën në Ukrainë. Ai shtoi se Kosova është një aleat dhe partner i besueshëm i Japonisë.

Të dy krerët u pajtuan që të forcojnë më tej marrëdhëniet bilaterale duke zhvilluar tutje trashëgiminë diplomatike të ish-kryeministrit japonez, Abe.

Në fund të takimit, kryeministri Kishida përcolli përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës. Duke e falënderuar për mikpritjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin, kryeministri Kurti e ftoi homologun e tij, Kishida për vizitë në Kosovë në një të ardhme të afërt.

 

Last modified: 28 Shtator, 2022

Comments are closed.