Tokio, 28 shtator 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Japoni ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Akihiko Tanaka. Kryeministri Kurti e ka falënderuar presidentin e JICA-s, Tanaka për kontributin që ka dhënë ky agjencion në fusha të ndryshme që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Presidenti Tanaka e ka falënderuar kryeministrin Kurti për mbështetjen e projekteve të JICA në Kosovë dhe për interesimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Në takim është biseduar edhe mundësia për programe të reja të JICA që kanë të bëjnë me fushën e arsimit dhe shëndetësisë.
Në këtë takim kryeministri Kurti ishte i është shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari.
Last modified: 28 Shtator, 2022