Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund

19 Shtator, 2022

 

Prishtinë, 19 shtator 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi mirëseardhjen në Kosovë ambasadorit Westerlund. Në takim u diskutua mbi zhvillimin e Kosovës, ku z. Bislimi theksoi se vendi ynë është në një trajektore të re të zhvillimit dhe të avancimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Progresi i shënuar në fusha të ndryshme, përtej sfidave të kohës, duhet të shërbejë si incentivë pozitive në avancimin e vendit. Ky vit ka sjellë një dinamikë të re në agjendën evropiane të Kosovës, ku përveç nevojës për liberalizimin e vizave, synojmë të aplikojmë brenda vitit për anëtarësim në BE.

Gjithashtu u trajtua dhe objektivi i thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në shkëmbimet tregtare, prodhimtarinë, rritjen e investimeve të kompanive suedeze në Kosovë dhe projekteve me interes të përbashkët.

Z. Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Republikës së Kosovës.

Në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, shteti i Suedisë do të marrë dhe Presidencën e Këshillit të BE-së.

Last modified: 19 Shtator, 2022

Comments are closed.

×