Bruksel, 17 gusht 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi zhvilluan një takim të përbashkët me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Takimi i sotëm ishte takim përgatitor i atij të ditës së nesërme të nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut me Serbinë, që në rend të ditës ka diskutimin për elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes dhe çështjet aktuale. Kryeministri Kurti tha se qëllimi i dialogut parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.
Last modified: 18 Gusht, 2022