Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq

11 Korrik, 2022

Athinë, 11 korrik 2022

Pas diskutimit në panel në “Symi Symposium” me temën “Implikimet e luftës në Ukrainë: Momentum i ri për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët” që u mbajt sot në Athinë të Greqisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Ministrin e Punëve të jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq.

U bisedua për zhvillimet e fundit në Republikën e Malit të Zi, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha.

Po ashtu, u diskutua për ndikimin e Federatës Ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrezikun që ky ndikim paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Last modified: 13 Korrik, 2022

Comments are closed.

×