Zyra për Administrimin e Pronës Publike dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës intensifikojnë bashkëpunimin për funksionalizimin e Regjistrit Unik të Pronës Publike

Sot, më 16 korrik 2026, Drejtorja e Zyrës për Administrimin e Pronës Publike në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, znj. Albana Shala Bunjaku dhe u.d. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Faik Kelmendi, zhvilluan një takim pune me qëllim të prezantimit të Modulit të Pronave të Paluajtshme Publike në Gjeoportalin e Kosovës.

Gjatë takimit u prezantuan funksionalitetet e modulit, i cili do të shërbejë si platformë qendrore për publikimin e të dhënave mbi pronat e paluajtshme publike, në përputhje me kërkesat e Ligjit për Pronën Publike.

U theksua se raportimi i saktë dhe në kohë i të dhënave nga të gjitha institucionet publike është parakusht thelbësor për funksionalizimin e qëndrueshëm të Regjistrit Unik të Pronës Publike, duke garantuar transparencë, siguri juridike dhe menaxhim më efikas të pronës publike në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të diskutimeve u identifikua se në disa komuna dhe institucione të nivelit qendror ende ekzistojnë mospërputhje në emërtimin e institucioneve, mospërputhje në mes pjesës grafike dhe asaj tekstuale gjë që vështirëson krijimin e një evidence të unifikuar dhe të saktë.

Për këtë arsye, Zyra për Administrimin e Pronës Publike dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve publike që të intensifikojnë bashkëpunimin ndërinstitucional duke:
• raportuar me kohë dhe në mënyrë të plotë të dhënat për pronat publike pranë Zyrës për Administrimin e Pronës Publike dhe
• finalizuar procesin e unifikimit të emërtimeve të institucioneve në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, me qëllim të sigurimit të një evidence të saktë dhe të standardizuar të pronës publike.

Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të Regjistrit Unik të Pronës Publike dhe forcimit të administrimit transparent, të përgjegjshëm dhe efikas të pronës publike në Republikën e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors