Në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit, kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në kompleksin memorial në Puset e Nikës

Han i Elezit, 29 gusht 2026

Në kuadër të shënimit të 29 Gushtit, Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ish komandantin e UÇK-së dhe deputetin Rufki Suma, ish të burgosurit politik Riza Xhakli dhe Valon Berisha, deputetët Jeton Raka dhe Valon Ramadani, me kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Dr. Mirsad Shkreta, si dhe me kolegë e bashkëpunëtorë, bëri homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në Puset e Nikës.

“Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës, andaj është detyrim e obligim i të gjithë neve që gëzojmë Kosovën e lirë e të pavarur ta forcojmë dhe zhvillojmë shtetin, për të cilin kanë kontribuuar dhe janë sakrifikuar breza të tërë shqiptarësh”, tha kryeministri.

Lavdi 15 dëshmorëve të kësaj komune dhe të kombit mbarë! Nderime luftëtarëve të lirisë!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors