Kryeministri në detyrë vizitoi ekspozitën “Arkeologjia e një portreti” në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Prishtinë, 25 gusht 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën pasdite vizitoi ekspozitën “Arkeologjia e një portreti” në Muzeun e Burgut të Prishtinës.

Kryeministri Kurti tha se krahas fytyrave të ish të burgosurve politikë ekspozita sjell historinë dhe përjetimet e tyre dhe kësisoj e bën “Burgun e Idealit” një vend reflektimi për të kaluarën dhe mësimi për brezat e ri.

Mes portretesh, aty janë ekspozuar edhe ato të simbolit të rezistencës Adem Demaçi, intelektualit e profesorit Ukshin Hoti, e shumë të tjerëve, që u burgosën e dënuan vetëm se ishin shqiptarë dhe punonin për të drejtat e popullit dhe të mirën e kombit tonë.

Ekspozita, e cila do të jetë e hapur deri më 3 shtator, është një iniciativë kolektive e një grupi artistësh mbi portretin, kujtesën, vuajtjet e qëndresën, marrëdhënien dhe tensionin me të burgosurit. Ajo sjell në pah edhe humbjen e raportit të të burgosurve me imazhin e vetë, si pasojë e mohimit të lirisë, përkatësisht mbylljes dhe izolimit në një hapësirë pa pasqyrë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors