Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi stacionin rregullues të Ibër Lepencit në Mihaliq të komunës së Vushtrrisë

Mihaliq, Vushtrri, 4 gusht 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme vizitoi stacionin rregullues në fshatin Mihaliq të Komunës së Vushtrrisë, i cili është ndërtuar në kuadër të projektit të rehabilitimit të kanalit kryesor të Ibër Lepencit dhe është inauguruar vitin e kaluar.

Me këtë rast kryeministri theksoi se vetëm stacioni ka kushtuar afër 2.1 milionë euro. Ndërsa projekti për rehabilitimin e kanalit në gjatësinë e tij arrin vlerën 18 milionë euro, prej tyre 15 milionë euro kredi dhe 3 milionë euro mjete vetanake.

“Stacioni Rregullues apo “buferi”, është rezervuar balancues i kanalit i cili i ka këto parametra: kapacitetin vëllimor e ka 30 mijë metra kub; gjatësinë 800 metra; gjerësinë 12 metra; ndërsa thellësinë 4 metra. E mundëson furnizimin emergjent për 24 orë për termocentralet e KEK-ut, ose fabrikën e ujit në Shkabaj, KRU Prishtina, që furnizon pjesën e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Drenasit në vendin tonë”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Prononcimi i Kryeministrit në detyrë Kurti:

Ndodhemi këtu në Mihaliq të komunës së Vushtrrisë, në vizitë stacionit rregullues, i cili është ndërtuar në kuadër të rehabilitimit të kanalit Ibër Lepenc, që është financuar me kredi nga Banka Botërore dhe me buxhetin e ndërmarrjes.

Vetëm stacioni ka kushtuar afro 2.1 milionë euro. Projekti gjithsej 18 milionë euro, me ç’rast 15 milionë euro janë kredi dhe 3 milionë euro mjete vetanake.

Është inauguruar më 29 janar të vitit 2025, nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryeshefat e tri ndërmarrjeve, Ibër Lepenc, KRU Prishtina dhe KEK.

Stacioni Rregullues apo bufferi, është rezervuar balancues i kanalit i cili i ka këto parametra: Kapacitetin vëllimor e ka 30 mijë metra kub; gjatësinë 800 metra; gjerësinë 12 metra; ndërsa thellësinë 4 metra.

E mundëson furnizimin emergjent për 24 orë për termocentralet e KEK-ut, ose fabrikën e ujit në Shkabaj, KRU Prishtina, që furnizon pjesën e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Drenasit në vendin tonë.

Mund të përdoret për riparime urgjente, ndërhyrje gjatë urgjencave, emergjencave, ose në rast të turbullimit të ujit për ujësjellësin, të gjitha këto pa e ndërprerë shërbimin për konsumatorë.

Para ndërtimit të stacionit mirëmbajtja e kanalit ka qenë e pamundshme pa e ndërprerë furnizimin. Kanali përshkon 49 kilometra, prej liqenit të Ujmanit deri në Prishtinë.

Unë i falënderoj Ministrinë, Ibër Lepencin, dhe të gjithë punëtorët të cilët na kanë mundësuar që të vijmë deri tek kjo ditë, në shërbim të qytetarëve pa dallim për një interes edhe publik, edhe jetik, siç është furnizimi me ujë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors