Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi festivalin e artit dhe kulturës tradicionale “Etno Fest”


Kukaj, Prishtinë, 9 gusht 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi festivalin e artit dhe kulturës tradicionale “Etno Fest” në fshatin Kukaj të komunës së Prishtinës, që në edicionin e gjashtëmbëdhjetë të tij po mbahet nën temën “Kujtesa”.

I shoqëruar nga bashkëpunëtorë, kryeministri ndoqi shfaqjen “Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh”, të autorit Enver Dugolli, një rrëfim përtej kujtimeve personale, si dëshmi e një kohe të rëndë, e vuajtjeve të të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet serbe, e dhunës sistematike, e qëndresës dhe e mbijetesës. Me regji të Yll Berishës, dramatizim të Alban Beqirajt dhe interpretim të fuqishëm nga Afrim Muçaj dhe Artan Geca, shfaqja e sjell dëshminë historike në skenë përmes teatrit dokumentar, duke e kthyer kujtesën në përgjegjësi për të mos harruar.

Kryeministri Kurti, po ashtu, vizitoi ekspozitat dhe instalacionet e shumta, mes tyre veprat e Ferid Morinës, Burim Myftiut, Ridvan Slivovës, Gazmend Çitakut, Mentor Berishës, Arben Shalës, Butrint Morinës, Qamil Shahinajt, Berat Hasanit dhe Doruntina Bytyqi, si dhe instalacionet e Reporting House, të cilat përmes artit, fotografisë dhe objekteve dokumentuese na rikthejnë te kujtesa individuale dhe kolektive.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors