Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim studiuesin dhe profesorin ndërkombëtar Dr. Ardian Jusufi

Prishtinë, 31 korrik 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim studiuesin dhe profesorin ndërkombëtar me bazë në Universitetin e Cyrihut, Dr. Ardian Jusufi.

Teksa e uroi për sukseset e jashtëzakonshme në fushën e inteligjencës artificiale dhe robotikës së frymëzuar nga biologjia, kryeministri Kurti e falënderoi Dr. Jusufin për shembullin e mirë dhe përfaqësimin që i bën mërgatës shqiptare në botë.

Përveçse për mundësitë që ofron ky sektor në Evropë, në takim u diskutua për mënyrat konkrete të avancimit të fushës së robotikës në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi se e mirëpret bashkëpunimin me Dr. Jusufin, i cili përfaqëson një shtyllë të rëndësishme në rritjen e Kosovës në të ardhmen, si një pjesëtar i mërgatës i cili ka arritur suksese jashtë dhe është i përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e vendit tonë.

Në kuadër të vlerësimit për punën dhe studimet e tij, së fundmi u përzgjodh në listën e ngushtë të nominimeve të Falling Walls Foundation për zbulim shkencor. Ai ka doktoruar në Universitetin Berkley të Kalifornisë, ndërsa studimet post-doktorale i ka kryer në Universitetin e Kembrixhit dhe atë të Harvardit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors