Kryeministri në detyrë Kurti pa nga afër punimet për ndërtimin e urës mbi lumin Ibër që lidh Zhabarin me Gushacin

Mitrovicë, 4 gusht 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, pa nga afër punimet në ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër, në Mitrovicë, që do të lidhë Zhabarin me Gushacin.

Duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punimeve, kryeministri Kurti tha se ura e rritë sigurinë dhe u mundëson organeve të rendit qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në të dyja anët e lumit Ibër, e njëkohësisht është investim i rëndësishëm infrastrukturor, që përmirëson ndërlidhjen ndërmjet qytetarëve e bizneseve dhe krijon kushte më të mira për zhvillim ekonomik të kësaj zone.
Projekti i urës me gjatësi 65 metra dhe gjerësi prej 22.5 metra, do të përfshijë edhe ndërtimin e dy rreth rrotullimeve, si dhe të një segmenti rrugor me gjatësi prej 500 metra, me katër korsi nga 3.5 metra secila dhe trotuare me gjerësi prej 2.2 metra.

Kryeministri tha se në kuadër të projektit është paraparë edhe rehabilitimi i shtratit të lumit Ibër në një gjatësi prej 525 metrave dhe gjerësi prej 47 metra, me qëllim mbrojtjen e mjedisit, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e infrastrukturës përreth.
“Projekti është pjesë e angazhimit tonë për më shumë siguri, për më shumë infrastrukturë funksionale, për më shumë shërbime për qytetarët dhe për kushte më të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik edhe për këtë rajon të vendit tonë, përkatësisht rrethina e Ibrit dhe veriu i Kosovës”, tha kryeministri Kurti.

Deklarimi i plotë i kryeministrit në detyrë Kurti:

Jemi këtu bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Bashën, gjithashtu edhe me kolegë tjerë nga Qeveria, me nënkryetarin e komunës jugore të Mitrovicës, me kolegë dhe me aktivistë e sidomos me punëtorë, të cilët siç e shihni e kanë një dinamikë të shtuar për atë që është synimi ynë, që brenda këtij viti edhe kjo urë të jetë e përfunduar.

Bëhet fjalë pra për projektin e urës, e cila e lidh Zhabarin me Gushacin. Urë e cila e rritë sigurinë, meqenëse iu mundëson organeve të rendit qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në të dyja anët e lumit Ibër. Por, njëkohësisht është edhe investim i rëndësishëm infrastrukturor, sepse përmirëson ndërlidhjen ndërmjet qytetarëve e bizneseve dhe krijon kushte më të mira për zhvillim ekonomik të kësaj zone.

Ura është projektuar me gjatësi 65 metra dhe gjerësi prej 22.5 metra. Gjerësia është kaq e madhe, 22.5 metram meqenëse do të jetë me katër korsi, secila prej tyre 3.5 metra dhe njëkohësisht në të dy anët do të ketë edhe trotuare.

Projekti përfshin edhe ndërtimin e dy rreth rrotullimeve, si dhe të një segmenti rrugor me gjatësi prej 500 metra, me katër korsi nga 3.5 metra secila dhe trotuare me gjerësi prej 2.2 metra.

Në kuadër të projektit është paraparë edhe rehabilitimi i shtratit të lumit Ibër në një gjatësi prej 525 metrave dhe gjerësi prej 47 metra. Qëllim është mbrojtja e mjedisit, rritja e sigurisë dhe mbrojtja e infrastrukturës përreth.

Rëndësi e posaçme i është kushtuar ndriçimit adekuat dhe modern. Janë paraparë shtylla ndriçuese përgjatë urës, trotuareve dhe hapësirave përreth lumit.

Sa i përket ecurisë së punimeve, po zhvillohen sipas planit dinamik dhe, nëse vazhdon ky ritëm që po e shohim, atëherë do të mund ta inaugurojmë përmbylljen e punimeve sivjet. Pra kah fundi i vitit 2026.

Projekti është pjesë e angazhimit tonë për më shumë siguri, për më shumë infrastrukturë funksionale, për më shumë shërbime për qytetarët dhe për kushte më të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik edhe për këtë rajon të vendit tonë, përkatësisht rrethina e Ibrit dhe veriu i Kosovës.

Unë i falënderoj të gjithë ata të cilët kanë kontribuar e po punojnë dhe tash ja kisha kalu fjalën ministrit tonë, Dimal Basha.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors