Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës


Prishtinë, 15 shtator 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në takim morën pjesë Shaip Kamberi nga PVD-ja, Visar Memeti nga APN-ja, Shqiprim Musliu nga LPD-ja, Sami Salihu nga LR, Armend Aliu nga AL-ja, Sali Salihu nga PD-ja, Agim Sabedini nga PDSH-ja, si dhe Naser Aziri nga UDSH-ja. Të pranishëm ishin edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, dhe Arben Ferati nga Medvegja.

“Takimi ishte një mundësi për të dëgjuar qëndrimet e tyre dhe për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë, si dhe rëndësinë e bashkërendimit politik për mbrojtjen e të drejtave dhe forcimin e përfaqësimit të tyre, në veçanti të përfaqësimit parlamentar. Shqiptarët e Luginës kanë nevojë për bashkëpunim e përgjegjësi të përbashkët. Dallimet partiake janë pjesë e demokracisë, por interesi i qytetarëve duhet të jetë pikëtakimi i angazhimit të të gjithëve”, tha kryeministri.

Kryeministri Kurti theksoi se për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës mbetet zotim i vazhdueshëm, ndërsa shtoi se do jetë pranë tyre në mbrojtjen e të drejtave, ruajtjen e identitetit dhe përmirësimin e jetës së përditshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors