Kryeministri Kurti bëri homazhe me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Prishtinë, 17 shkurt 2026

Në shënim të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në kuadër të manifestimeve shtetërore për shënimin e kësaj dite, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, bën homazhe fillimisht te Monumenti i të Pagjeturve, për të vazhduar me homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë, duke përkujtuar 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Nga aty homazhe bënë edhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi, për të vazhduar më pastaj me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në nderim dhe përkujtim të heroizmit të familjes Jashari. Pas homazheve në Prekaz, krerët e shtetit bënë homazhe dhe nderime edhe te Monumenti “Heroinat”, në Prishtinë.

Në këtë ditë, kryeministri Kurti u shpreh se kujtojmë qëndresën dhe sakrificën e popullit dhe nderojmë heronjtë dhe veprimtarët e rënë ndër shekuj, rezistencën paqësore dhe kryengritjet e armatosura pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors