Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në takimin përkujtimor për gjenocidin në Srebrenicë

Prishtinë, 10 korrik 2026

Në prag të 11 Korrikut, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin përkujtimor për gjenocidin në Srebrenicë, organizuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Emilija Rexhepi, dhe profesori Nexhmedin Spahiu, në Institutin e Historisë.

Kryeministri në detyrë Kurti tha se 11 korriku i vitit 1995, mbetet ditë e gdhendur në ndërgjegjen e Evropës si dëshmi e një krimi të kryer kundër një populli, kundër dinjitetit njerëzor dhe kundër vetë mundësisë së bashkëjetesës. 

“Në Srebrenicë u krye gjenocid. Kjo është e vërteta historike, juridike dhe njerëzore. Nuk është çështje mendimi dhe as temë që mund të zbutet me gjuhë diplomatike. Ajo që ndodhi është vërtetuar nga drejtësia ndërkombëtare, përfshirë aktgjykimet kundër Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiqit, si udhëheqës politikë dhe ushtarakë të një projekti kriminal. Srebrenica ishte kulmi i dhunës sistematike të Serbisë dhe të strukturave të saj politike, ushtarake dhe policore ndaj boshnjakëve, një dhunë që kishte për qëllim spastrimin etnik dhe shkatërrimin e një populli në vendin e vet”, tha kryeministri.

Kryeministri theksoi se mohimi i gjenocidit nuk është qëndrim politik dhe as dallim interpretimesh, por është sulm ndaj faktit, drejtësisë dhe mundësisë së paqes së qëndrueshme. 

“Gjenocidi në Srebrenicë vazhdon të mohohet, ndonëse është vërtetuar nga gjykatat ndërkombëtare, ndonëse autorët kryesorë janë dënuar, ndonëse provat janë dokumentuar dhe emrat e viktimave qëndrojnë në Potoçari. Kur mohohet një krim i tillë, nuk vihet në dyshim vetëm e kaluara; përgatitet terreni që e njëjta logjikë të rikthehet me një gjuhë tjetër politike”, shtoi ai.

Pasi tha se Serbia nuk e çliron veten duke e mohuar Srebrenicën dhe se mohimi nuk e mbron shtetin serb nga përgjegjësia zyrtare, kryeministri Kurti theksoi se kërkimi i së vërtetës mbetet detyrë e pandërprerë.

“Ne në Kosovë e njohim logjikën e spastrimit etnik, dëbimeve, varrezave masive dhe personave të zhdukur me dhunë. E njohim edhe synimin gjenocidal të Serbisë. Prandaj solidariteti ynë me Srebrenicën dhe me popullin boshnjak nuk është formalitet protokollar. Ai buron nga afërsia e përvojës dhe nga bindja se liria e një populli nuk mund të matet pa sakrificën që ai ka bërë për të. Kosova i bën nderim Srebrenicës për ta vendosur të vërtetën dhe drejtësinë në anën e atyre që ishin shënjestër e shfarosjes, por që vazhduan të qëndrojnë”, theksoi kryeministri Kurti.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti në gjuhën boshnjake:

Danas se sjećamo Srebrenice. Sjećamo se 11. jula 1995. godine, dana koji ostaje upisan u savjest Evrope kao svjedočanstvo zločina počinjenog protiv jednog naroda, protiv ljudskog dostojanstva i protiv same mogućnosti zajedničkog života. Klanjamo se pred ranom koja pripada Bosni i Hercegovini, ali koja govori savjesti cijelog čovječanstva.

U Srebrenici je počinjen genocid. To je historijska, pravna i ljudska istina. To nije pitanje mišljenja, niti tema koja se može ublažiti diplomatskim jezikom. Ono što se dogodilo potvrđeno je međunarodnom pravdom, uključujući presude protiv Radovana Karadžića i Ratka Mladića, kao političkih i vojnih vođa jednog zločinačkog projekta. Srebrenica je bila vrhunac sistematskog nasilja Srbije i njenih političkih, vojnih i policijskih struktura nad Bošnjacima, nasilja koje je imalo za cilj etničko čišćenje i uništenje jednog naroda na njegovom vlastitom prostoru.

U julu 1995. godine meta je bilo više od života hiljada bošnjačkih muškaraca i dječaka. Meta je bio kontinuitet jednog naroda. Meta je bila njegova mogućnost da živi slobodno, da bude gospodar na svojoj zemlji, da ima dom, pamćenje, vjeru i budućnost. Genocid je upravo taj krajnji napad: napad na pravo jednog naroda da postoji.

Veliki zločini ne počinju onog dana kada se izvrše. Oni počinju ranije, u jeziku, u propagandi, u isključivanju, u učenju društva da drugoga vidi kao nešto manje od čovjeka. Prije nego što se otvore grobovi, otvara se put prema njima. Prije nego što se organizuje nasilje, organizuje se mržnja. Zato Srebrenica nije samo sjećanje na prošlu tragediju; ona je trajno upozorenje svakom društvu koje dopušta da dehumanizacija postane politika.

To upozorenje danas ima posebnu važnost. Političko zlo rijetko se vraća u istoj uniformi i istim rječnikom. Ono uči da se prikrije. Nekada se predstavlja kao zabrinutost za sigurnost, nekada kao rasprava o redu, nekada kao potreba za stabilnošću, nekada kao zaštita nacionalnog interesa. Kada u njegovoj suštini stoji negiranje drugoga, kada se čovjek tretira kao demografska prepreka, kada se jedan narod predstavlja kao problem koji treba ukloniti, nove riječi prekrivaju staru opasnost.

Iz tog razloga, demokratska društva moraju biti institucionalno, moralno i politički pripremljena. Moraju prepoznati jezik koji prethodi nasilju. Moraju razlikovati postupke koji se drugačije pakuju, ali nose istu logiku etničkog čišćenja, potčinjavanja i nestanka drugoga. Genocid ne postaje moguć samo onda kada se historija zaboravi. Postaje moguć i onda kada se historija relativizira.

Bošnjački narod pokazao je izuzetno dostojanstvo. Nakon velikog gubitka, nije predao istinu. Nakon nepravde, nije odustao od pravde. Nakon pokušaja istrebljenja, nastavio je istrajno tražiti svoju slobodu. Nije dopustio da preživljavanje ostane samo rana. Pretvorio je pamćenje u zahtjev za pravdom, bol u svjedočanstvo, gubitak u otpor. U tom otporu ima moralne veličine, volje za životom i vjere da sloboda nije dar historije, već pravo koje se osvaja, čuva i brani.

Negiranje genocida nije politički stav, niti razlika u tumačenju. To je napad na činjenicu, na pravdu i na mogućnost trajnog mira. Genocid u Srebrenici nastavlja se negirati, iako je potvrđen pred međunarodnim sudovima, iako su glavni počinioci osuđeni, iako su dokazi dokumentovani, a imena žrtava stoje u Potočarima. Kada se negira takav zločin, ne osporava se samo prošlost; priprema se teren da se ista logika vrati drugim političkim jezikom. Negiranje udaljava počinioce od odgovornosti, prisiljava žrtve da beskonačno dokazuju svoju bol i predstavlja pravdu kao prepreku stabilnosti. U stvarnosti, stabilnost je ugrožena upravo onda kada se zločin ne imenuje i kada se društva ne distanciraju od onih koji su ubijali u njihovo ime.

Odgovornost Srbije prema Srebrenici ne može se zatvoriti šutnjom, niti zamijeniti općim jezikom o pomirenju. Genocid nije bio slučajno odstupanje od toka historije, već posljedica politike koja je dominaciju pretvorila u projekat, propagandu u pripremu nasilja, a državni aparat u instrument etničkog čišćenja. Presude političkim i vojnim vođama postavile su krivičnu odgovornost tamo gdje joj je mjesto, ali bez jasnog institucionalnog i društvenog distanciranja od ideologije koja je omogućila zločin, pravda ostaje nepotpuna, a mir krhk.

Srbija ne oslobađa sebe negiranjem Srebrenice. Negiranje ne štiti ni državu od službene krivice ni narod od kolektivne odgovornosti; naprotiv, ono društvo drži taocem naslijeđa koje se mora priznati da bi se prevazišlo. Prihvatanje istine nije poniženje, a kajanje nije slabost. Oni su uslov državne zrelosti, moralne odgovornosti i susjedstva koje se ne gradi na strahu, već na priznanju zločina, poštovanju prema žrtvama i garanciji da se takva politika više nikada neće ponoviti.

Potraga za istinom ostaje neprekidna obaveza. Nakon što su oduzeti životi i prisustvo najmilijih, negiranje nastoji žrtvama oduzeti i smisao onoga što se dogodilo. Nastoji da zločin ostane bez imena, počinilac bez odgovornosti, a žrtva bez javne istine. Potočari se tome suprotstavljaju svakoga dana. Oni nisu samo mjesto ukopa, već mjesto svjedočanstva. Tamo svako ime ruši negiranje i svaki mezar vraća historiju odgovornosti.

Majke Srebrenice nose ovu istinu na svojim plećima već tri decenije. One su tražile pravdu ne gubeći dostojanstvo, svjedočile ne napuštajući ljudskost, otvorile vrata Potočara svakome ko dolazi s poštovanjem, iskrenim kajanjem i spremnošću da prihvati istinu. Njihova ispružena ruka nije znak zaborava. To je poziv na kajanje, a ne dozvola za negiranje.

Mi na Kosovu poznajemo logiku etničkog čišćenja, protjerivanja, masovnih grobnica i prisilno nestalih. Poznajemo i genocidnu namjeru Srbije. Zato naša solidarnost sa Srebrenicom i s bošnjačkim narodom nije protokolarna formalnost. To je bliskost iskustva i uvjerenja da se sloboda jednog naroda ne može mjeriti bez žrtve koju je za nju podnio. Kosovo odaje počast Srebrenici kako bi istinu i pravdu stavilo na stranu onih koji su bili cilj uništenja, a koji su nastavili da stoje.

Danas, u ime Republike Kosova, odajemo počast ubijenima u Srebrenici. Odajemo počast njihovim porodicama. Odajemo počast bošnjačkom narodu za njegovo dostojanstvo, otpor i volju za slobodom. Odajemo počast njegovom pravu da živi slobodno, ravnopravno i sigurno u svojoj zemlji.

Neka Srebrenica ostane u našem sjećanju kao ime istine koja se ne gasi. Kao poziv na pravdu koji ne zastarijeva. Kao svjedočanstvo da jedan narod može biti teško ranjen, ali ne i poražen kada nastavi stajati na svom dostojanstvu.

Hvala vam.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në gjuhën shqipe:

Sot kujtojmë Srebrenicën. Kujtojmë 11 korrikun e vitit 1995, ditën që mbetet e gdhendur në ndërgjegjen e Evropës si dëshmi e një krimi të kryer kundër një populli, kundër dinjitetit njerëzor dhe kundër vetë mundësisë së bashkëjetesës. Përkulemi para plagës që i përket Bosnje dhe Hercegovinës, por që flet për ndërgjegjen e mbarë njerëzimit.

Në Srebrenicë u krye gjenocid. Kjo është e vërteta historike, juridike dhe njerëzore. Nuk është çështje mendimi dhe as temë që mund të zbutet me gjuhë diplomatike. Ajo që ndodhi është vërtetuar nga drejtësia ndërkombëtare, përfshirë aktgjykimet kundër Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiqit, si udhëheqës politikë dhe ushtarakë të një projekti kriminal. Srebrenica ishte kulmi i dhunës sistematike të Serbisë dhe të strukturave të saj politike, ushtarake dhe policore ndaj boshnjakëve, një dhunë që kishte për qëllim spastrimin etnik dhe shkatërrimin e një populli në vendin e vet.

Në korrik të vitit 1995, shënjestër nuk ishin vetëm jetët e mijëra burrave dhe djemve boshnjakë. Shënjestër ishte vazhdimësia e një populli. Shënjestër ishte mundësia e tij për të jetuar i lirë, për të qenë zot në tokën e vet, për të pasur shtëpi, kujtesë, besim dhe të ardhme. Gjenocidi është pikërisht ky sulm i skajshëm: sulm ndaj së drejtës së një populli për të ekzistuar.

Krimet e mëdha nuk fillojnë ditën kur kryhen. Ato nisin më herët, në gjuhë, në propagandë, në përjashtim, në mësimin e shoqërisë që tjetrin ta shohë si diçka më pak se njeri. Para se të hapen varret, hapet rruga drejt tyre. Para se të organizohet dhuna, organizohet urrejtja. Prandaj Srebrenica nuk është vetëm kujtim i një tragjedie të së kaluarës; ajo është paralajmërim i përhershëm për çdo shoqëri që lejon që çnjerëzimi të shndërrohet në politikë.

Ky paralajmërim sot ka rëndësi të veçantë. E keqja politike rrallëherë kthehet me të njëjtën uniformë dhe me të njëjtin fjalor. Ajo mëson të maskohet. Herë paraqitet si shqetësim për sigurinë, herë si debat për rendin, herë si nevojë për stabilitet, e herë si mbrojtje e interesit kombëtar. Kur në thelb të saj qëndron mohimi i tjetrit, kur njeriu trajtohet si pengesë demografike, kur një popull paraqitet si problem që duhet larguar, fjalët e reja vetëm mbulojnë rrezikun e vjetër.

Për këtë arsye, shoqëritë demokratike duhet të jenë të përgatitura institucionalisht, moralisht dhe politikisht. Ato duhet ta njohin gjuhën që i paraprin dhunës. Duhet të dallojnë veprimet që paketohen ndryshe, por mbajnë të njëjtën logjikë të spastrimit etnik, nënshtrimit dhe zhdukjes së tjetrit. Gjenocidi nuk bëhet i mundur vetëm kur harrohet historia. Ai bëhet i mundur edhe kur historia relativizohet.

Populli boshnjak ka treguar dinjitet të jashtëzakonshëm. Pas humbjes së madhe, nuk e dorëzoi të vërtetën. Pas padrejtësisë, nuk hoqi dorë nga drejtësia. Pas përpjekjes për shfarosje, vazhdoi me këmbëngulje ta kërkojë lirinë e vet. Nuk lejoi që mbijetesa të mbetej vetëm plagë. E shndërroi kujtesën në kërkesë për drejtësi, dhimbjen në dëshmi dhe humbjen në qëndresë. Në atë qëndresë ka madhështi morale, vullnet për jetë dhe besim se liria nuk është dhuratë e historisë, por e drejtë që fitohet, ruhet dhe mbrohet.

Mohimi i gjenocidit nuk është qëndrim politik dhe as dallim interpretimesh. Ai është sulm ndaj faktit, drejtësisë dhe mundësisë së paqes së qëndrueshme. Gjenocidi në Srebrenicë vazhdon të mohohet, ndonëse është vërtetuar nga gjykatat ndërkombëtare, ndonëse autorët kryesorë janë dënuar, ndonëse provat janë dokumentuar dhe emrat e viktimave qëndrojnë në Potoçari. Kur mohohet një krim i tillë, nuk vihet në dyshim vetëm e kaluara; përgatitet terreni që e njëjta logjikë të rikthehet me një gjuhë tjetër politike. Mohimi i largon autorët nga përgjegjësia, i detyron viktimat të dëshmojnë pafund dhimbjen e tyre dhe e paraqet drejtësinë si pengesë për stabilitetin. Në të vërtetë, stabiliteti rrezikohet pikërisht atëherë kur krimi nuk emërtohet dhe kur shoqëritë nuk distancohen nga ata që kanë vrarë në emrin e tyre.

Përgjegjësia e Serbisë ndaj Srebrenicës nuk mund të mbyllet me heshtje dhe as të zëvendësohet me një gjuhë të përgjithshme pajtimi. Gjenocidi nuk ishte një devijim i rastësishëm i historisë, por pasojë e një politike që e shndërroi dominimin në projekt, propagandën në përgatitje për dhunë dhe aparatin shtetëror në instrument të spastrimit etnik. Aktgjykimet ndaj udhëheqësve politikë dhe ushtarakë e vendosën përgjegjësinë penale aty ku i takon, por pa një distancim të qartë institucional dhe shoqëror nga ideologjia që e bëri të mundur krimin, drejtësia mbetet e paplotë dhe paqja mbetet e brishtë.

Serbia nuk e çliron veten duke e mohuar Srebrenicën. Mohimi nuk e mbron as shtetin nga përgjegjësia zyrtare dhe as popullin nga përgjegjësia kolektive; përkundrazi, ai e mban shoqërinë peng të një trashëgimie që duhet pranuar për t’u kapërcyer. Pranimi i së vërtetës nuk është poshtërim, ndërsa pendimi nuk është dobësi. Ato janë kusht për pjekurinë shtetërore, përgjegjësinë morale dhe fqinjësinë që nuk ndërtohet mbi frikën, por mbi pranimin e krimit, respektin për viktimat dhe garancinë se një politikë e tillë nuk do të përsëritet më kurrë.

Kërkimi i së vërtetës mbetet detyrë e pandërprerë. Pasi u janë marrë jetët dhe prania e më të dashurve, mohimi përpiqet t’u marrë viktimave edhe kuptimin e asaj që ka ndodhur. Përpiqet që krimi të mbetet pa emër, autori pa përgjegjësi dhe viktima pa të vërtetë publike. Potoçarët i kundërvihen kësaj çdo ditë. Ata nuk janë vetëm vend varrimi, por vend dëshmie. Atje çdo emër e rrëzon mohimin dhe çdo varr e rikthen historinë e përgjegjësisë.

Nënat e Srebrenicës e mbajnë këtë të vërtetë mbi supet e tyre tash e tri dekada. Ato kanë kërkuar drejtësi pa e humbur dinjitetin, kanë dëshmuar pa e braktisur njerëzinë dhe i kanë hapur dyert e Potoçarëve kujtdo që vjen me respekt, pendim të sinqertë dhe gatishmëri për ta pranuar të vërtetën. Dora e tyre e shtrirë nuk është shenjë harrese. Ajo është thirrje për pendim, jo leje për mohim.

Ne në Kosovë e njohim logjikën e spastrimit etnik, dëbimeve, varrezave masive dhe personave të zhdukur me dhunë. E njohim edhe synimin gjenocidal të Serbisë. Prandaj solidariteti ynë me Srebrenicën dhe me popullin boshnjak nuk është formalitet protokollar. Ai buron nga afërsia e përvojës dhe nga bindja se liria e një populli nuk mund të matet pa sakrificën që ai ka bërë për të. Kosova i bën nderim Srebrenicës për ta vendosur të vërtetën dhe drejtësinë në anën e atyre që ishin shënjestër e shfarosjes, por që vazhduan të qëndrojnë.

Sot, në emër të Republikës së Kosovës, u bëjmë nderim të vrarëve në Srebrenicë. U bëjmë nderim familjeve të tyre. U bëjmë nderim popullit boshnjak për dinjitetin, qëndresën dhe vullnetin e tij për liri. U bëjmë nderim të drejtës së tij për të jetuar i lirë, i barabartë dhe i sigurt në vendin e vet.

Le të mbetet Srebrenica në kujtesën tonë si emër i së vërtetës që nuk shuhet. Si thirrje për drejtësi që nuk vjetrohet. Si dëshmi se një popull mund të plagoset rëndë, por nuk mund të mposhtet kur vazhdon të qëndrojë mbi dinjitetin e vet.

Faleminderit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors