Strategjia kombëtare për zhvillim – 2030

Shtylla I – Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik

Çka synojmë të arrijmë me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes SKZH-së?

  • Krijimin e sa më shumë ndërmarrjeve që janë në gjendje të prodhojnë mallra dhe shërbime që plasohen suksesshëm në tregjet ndërkombëtare. Një ekonomi më inovative, ku ndëmarrjet e vogla e të mesme përdorin teknologji moderne është ajo në të cilën do të investohet.
  • Zhvillimi ekonomik është më gjithëpërfshirës nëse përcillet edhe me një zhvillim të qëndrueshëm rural, ku rol të rëndësishëm luan bujqësia me prodhime cilësore dhe lidhja e saj me industrinë lokale të përpunimit.
  • Kosova ka nevojë për përmirësim të furnizimit me energji elektrike, transport më të mirë rrugor, hekurodhor e ajror të integruar me botën dhe siguri më të madhe në trafik.
  • Derisa zhvillimi ekonomik është i nevojshëm, barra nuk duhet të bie mbi mjedisin. Do të punohet për një mjedis të pastër, kryesisht duke rritur prodhimin dhe konsumin e energjisë nga burime të ripërtritshme sic janë era dhe dielli; duke investuar në masa për ruajtje dhe shfrytëzim racional të energjisë dhe ujit; dhe duke e promovuar një transport miqësor për mjedisin. Gjithashtu më shumë mbeturina do të riciklohen, ndërsa pyjet do të menaxhohen qëndrueshëm.

Shtylla II – Zhvillimi i barabartë njerëzor

Çka synojmë të arrijmë me zhvillim të barabartë njerëzor përmes SKZH-së?

  • Më shumë fëmijë do të kenë qasje në edukim dhe kujdes në fëmijërinë e hershme, sidomos fëmijët nga familjet që kanë më së shumti nevojë. Shkollat do të pajisen me teknologji moderne për të ofruar arsim që siguron punësim më të mirë për të gjithë
  • Vëmendje e vecantë do t’iu kushtohet grave dhe të rinjëve në mënyrë që të pajisen me shkathtësi dhe njohuri, që ju mundëson atyre punësim të denjë.
  • Do të investojmë në shërbime shëndetësore dhe të garantojmë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës. Njerëzit në nevojë do të kenë mbrojtje më të mirë sociale që ndihmon për të zvogëluar varfërinë dhe pabarazitë.
  • Do të mbrohet dhe promovohet trashëgimia kulturore e Kosovës. Do të investohet më shumë për të ofruar më shumë mundësi për artistët që të shprehen si dhe një shumëllojshmëri më të madhe të ngjarjeve kulturore. Investimet në infrastrukturën sportive, do të tërheqin numër më të madh të njerëzve që të merren me sport.

Shtylla III – Siguria dhe sundimi i ligjit

Çka synojmë të arrijmë në siguri dhe sundim të ligjit përmes SKZH 2030?

  • Një vend i sigurtë për të gjithë me nivel të ultë të krimit dhe gatishmëri të duhur për emergjenca. Në qoftë se e drejta e dikujt shkilet, sistemi i drejtësisë do të jetë të gjendje ta ndjekë penalisht dhe ta gjykojë të dyshuarin në një kohë të arsyeshme.
  • Ushtria e Kosovës do të jetë e aftë për mbrojtje sipas standardeve të NATO-s dhe e gatshme të kontribuojë për paqe në botë; do të ketë bashkëpunim më të mirë të forcave të sigurisë së Kosovës me homologët evropian dhe amerikan për të shkëmbyer përvojat dhe informacionet.
  • Policia e Kosovës dhe autoritetet tjera të rendit do të trajnohen për ta luftuar krimin e organizuar e korrupsionin, ndërsa rritja e numrit dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe gjyqtarëve do t’a ulë kohëzgjatjen për zgjidhjen e këtyre rasteve
  • Bizneset do ndiejnë dhe ta përjetojnë që investimet dhe të drejtat e tyre pronësore janë të mbrojtura mirë. Gjykata Komerciale do të themelohet dhe mekanizmat ndërmjetësues do të fuqizohen për të rritur efikasitetin dhe përshpejtuar zgjidhjen e kontesteve biznesore

Shtylla IV – Qeverisja e mirë

Çka synojmë me qeverisje të mirë përmes SKZH 2030?

  • Një shtet që është në shërbim të qytetarëve dhe kujdeset në mënyrë efektive për nevojat e tyre, siç janë kujdesi shëndetësor, arsimor, social e të tjerë. Ka mekanizma llogaridhënës ku çdo politikan dhe shërbyes publik është përgjegjës për veprimet apo mosveprimet e tij, si dhe resurset publike menaxhohen në mënyrën e duhur.
  • Shërbime më të mira administrative për qytetarët dhe bizneset, të cilat mund të përdoren me lehtësi dhe janë lehtë të qasshme, duke përfshirë më shumë shërbime në mënyrë elektronike;
  • Qeveri e hapur dhe transparente para qytetarëve të saj mbi shpenzimin e parasë publike në mënyrë, duke fuqizuar kontrollin e brendshëm dhe jashtëm në shpenzimin e buxhetit.
  • Forcim i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira me shtetet tjera, duke përfshirë rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare
  • E diaspora e Kosovës do të rrisë investimet në vendlindje për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe ruajtjen e kulturës sonë jashtë.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors