Zyra e Kryeministrit

Siguria dhe sundimi i ligjit

  • Një vend i sigurtë për të gjithë me nivel të ultë të krimit dhe gatishmëri të duhur për emergjenca. Në qoftë se e drejta e dikujt shkilet, sistemi i drejtësisë do të jetë të gjendje ta ndjekë penalisht dhe ta gjykojë të dyshuarin në një kohë të arsyeshme.
  • Ushtria e Kosovës do të jetë e aftë për mbrojtje sipas standardeve të NATO-s dhe e gatshme të kontribuojë për paqe në botë; do të ketë bashkëpunim më të mirë të forcave të sigurisë së Kosovës me homologët evropian dhe amerikan për të shkëmbyer përvojat dhe informacionet.
  • Policia e Kosovës dhe autoritetet tjera të rendit do të trajnohen për ta luftuar krimin e organizuar e korrupsionin, ndërsa rritja e numrit dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe gjyqtarëve do t’a ulë kohëzgjatjen për zgjidhjen e këtyre rasteve
  • Bizneset do  ndiejnë dhe ta përjetojnë që investimet dhe të drejtat e tyre pronësore janë të mbrojtura mirë. Gjykata Komerciale do të themelohet dhe mekanizmat ndërmjetësues do të fuqizohen për të rritur efikasitetin dhe përshpejtuar zgjidhjen e kontesteve biznesore

Comments are closed.

×