Zyra e Zëvendëskryeministrit Damka përmbyll me sukses punëtoritë për fuqizimin e komuniteteve

Prizren, 7 prill 2026

Zyra e Zëvendëskryeministrit të Tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka, ka përmbyllur me sukses ciklin e punëtorive të organizuara në kuadër të temës “Bashkëjetesa dhe politika gjithëpërfshirëse në Kosovë”.

Nën moton “Zgjidhje të përbashkëta për sfida të përbashkëta”, gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar takime të veçanta me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme në Kosovë, me qëllim identifikimin e drejtpërdrejtë të nevojave, sfidave dhe prioriteteve të secilit komunitet në fushën politike, arsimore, kulturore dhe sociale.

Me mbajtjen e punëtorisë së fundit me përfaqësuesit e komunitetit goran, ky proces është përmbyllur me sukses. Gjatë gjithë ciklit, diskutimet janë zhvilluar në një atmosferë tejet konstruktive, me pjesëmarrje të gjerë dhe kontribut aktiv nga të pranishmit, duke dëshmuar rëndësinë e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit institucional.

Ky cikël punëtorish rikonfirmon përkushtimin e Zyrës së Zëvendëskryeministrit të tretë për avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve, forcimin e bashkëjetesës dhe ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse në Republikën e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors