Zëvendëskryeministrja Tahiri priti në takim shefin e ri të EULEX-it, Benrd Borchardt


Image

Prishtinë, 1 shkurt 2013

Zëvendëskryeministrja znj. Edita Tahiri priti sot në një takim njoftues shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë z. Bernd Borchardt.  Në këtë takim morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepi, zëvendësministri i Financa z. Ramadan Avdiu, zëvendësministri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane z. Gëzim Kasapolli  dhe këshilltari politik i saj z. Dren Zeka

Fillimisht zëvendëskryeministrja dëshiroi mirëseardhje në Kosovë z. Borchard dhe i uroi punë të suksesshme në krye të Misionit të EULEX-it.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me EULEX-in për realizimin e qëllimeve për avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë, përmes reformave evropiane në sistemin e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës.

Më pas znj. Tahiri foli për përparimet në marrëdhëniet zyrtare mes Kosovës dhe BE-së, me theks për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe liberalizimin e vizave për Kosovën ku shprehu bindjen se BE-ja do të marrë shpejtë vendime në favor të Kosovës dhe qytetarëve të saj, marrë parasysh progresin e Kosovës në plotësimin e standardeve evropiane. Qeveria e Kosovës do të vazhdoj angazhimet për reformat evropiane në të gjitha fushat, me prioritet për sundimin e ligjit, zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme, qeverisjen e mirë, integrimin dhe mirëqenien e gjithë komuniteteve, tha ajo. Kosova vitin që shkoi përmbylli mbikëqyrjen e pavarësisë, dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë u konstatua se ishte një përfundim tejet i suksesshëm. Poashtu në këtë periudhë kohore, Kosova ka shtuar numrin e vendeve që kanë njohur pavarësinë dhe ka shtuar numrin e anëtarësimit në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, shtoi më pas znj. Tahiri

Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit, në përparimet e agjendës evropiane të Kosovës dhe angazhimi për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit përbëjnë fushat kryesore të bashkëpunimit me EULEX-in, dhe shprehu bindjen për progres të përbashkët në këtë drejtim. Ajo po ashtu foli për angazhimet serioze të Qeverisë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin dhe garancat e BE-së duke thënë se ky proces mbështet nga një konsensus i gjerë politik dhe është në funksion të fqinjësisë mirë dhe parimeve evropiane.

Nga ana e tij shefi i EULEX-it z. Bernd Borchardt tha se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me Qeverinë e Kosovës. Gjithashtu sfidat me të cilat do të përballemi, dhe tha se ju siguroj se nuk do t’i nënvlerësoj ato. “Por, EULEX-i dhe unë jemi të vendosur të përballemi me këto sfida dhe të i zgjidhim problemet me të cilat do të ballafaqohemi” tha ai.

Pas këtij takimi u organizua edhe një konferencë për media.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors