Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi takoi ambasadorin e ri të Turqisë, Sabri Tunç Angili


Image


Image

Prishtinë, 2 mars 2023

Zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi i shprehu ngushëllimet më të thella ambasadorit për viktimat e tërmetit, që e goditi Turqinë.

Ambasadori shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e Republikës së Kosovës dhënë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti.

Gjatë takimit u diskutua për shumë tema aktuale në vend dhe rajon. Po ashtu, u theksuan edhe mundësitë e bashkëpunimit të ngushtë e afatgjatë në shumë fusha, me theks të veçantë atë ekonomike mes dy vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors