Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri vizitoi pjesën e veriut


Image

Mitrovicë, 24 maj 2014

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri së bashku me Përfaqësuesin Special të BE-së Samuel Zhbogar kanë marrë pjesë në tryezën me temën “ Roli i rinisë në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit” në Mitrovicë, ku është diskutuar për rëndësinë e pjesëmarrjes së rinisë nga gjithë komunitetet për zbatimin e plotë dhe efektiv të marrëveshjeve të Brukselit. Në këtë takim të organizuar në Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore dhe të mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë, të rinjtë shqiptar dhe serb dhe të komuniteteve tjera kanë diskutuar dhe shprehur gatishmërinë që të punojnë së bashku për zbatimin e marrëveshjeve si dhe kanë vlerësuar rezultatet e deritashme në integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës.

Konkretisht temat për diskutim ishin: Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë, Marrëveshja për lëvizjen e lirë, Marrëveshja për pagesën e taksave doganore në dy pikëkalimet kufitare  Jarinjë dhe Bërnjak dhe Fondi për zhvillim.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në fjalën e saj theksoi se Marrëveshjet e Brukselit kanë kontribuar për vendosjen e rendit dhe normalitetit në pjesën veriore të vendit dhe integrimi i serbëve të veriut po ec në rrugën e duhur. Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës me sukses ka shtrirë sovranitetin dhe demokracinë në këtë pjesë të vendit, janë mbajtur zgjedhje demokratike lokale dhe komunat veriore tani funksionojnë në mënyrë legale në bazë të statuteve legale. Ajo kërkoi që nga Fondi për zhvillim të përfitojnë edhe rinia dhe gratë si dhe të mbështeten projeketet shumë etnike.

Përfaqësuesi special i BE-së, Samuel Zhbogar vlerësoi lartë angazhimet serioze të Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit dhe zbatimin efektiv të marrëveshjeve. Ai tha se dialogu i Brukselit ka afruar Kosovën me Bashkimin Evropian, Kosova ka marrë marrëveshjen stabilizim asocim që është hapi i parë zyrtar  integrimit të Kosovës në Bashkimin evropian.

 Pas përfundimit të këtij takimi, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri vizitoi pjesën veriore të vendit ku takoi disa qytetarë si dhe qëndroi për një kafe në njërën prej kafiterive të quajtur  ‘Dolce Vita’.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri pas vizitës deklaroi “Unë kisha planifikuar ta vizitojë veriun por ky ishte rasti pasi konferenca u mbajt në shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë dhe e shfrytëzova rastin. Ishte një kohë e mirë, kalova këmbë nëpër urë, natyrisht se ishte një shqetësim se barrikada ende ishte të ura. Qëndrova në veri për një kohë, bisedova me qytetarët që jetojnë atje në kafiterin Dolce Vita, dëgjova për të gjitha brengat dhe çështjet që kishin dëshirë t’i bisedojnë”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se vazhdimisht i është drejtuar Bashkimit Evropian me kërkesë që të ndihmoj edhe në largimin e kësaj barrikade. “Ka një kohë që unë vazhdimisht i drejtohem Bashkimit Evropian me kërkesë që kjo barrikadë të largohet. Premtimet kanë qenë të vazhdueshme por barrikada ende është aty. Siç e dini shumica e barrikadave janë larguar tashme por edhe kjo barrikade duhet të largohet sa më shpejt”, është shprehur Tahiri.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors