Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri takoi shefin e OSBE-së në Kosovë Ambassador Jean-Claude Schlumberger


Image

Prishtinë, 22 janar 2014

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jean-Claude Schlumberger, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, me theks në proceset e demokratizimit.

Në takim u vlerësua lartë procesi i suksesshëm i zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe përmbyllja e suksesshme e procesit të  inaugurimit të organeve të reja komunale anë e mbanë Kosovës. Në veçanti u potencua fakti se katër komunat në veri i realizuan inaugurimet sipas ligjeve të Kosovës në një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe se procesi i funksionalizimit të punës së komunave është në rrjedhë e sipër.

Zëvendëskryeministrja Tahiri falënderoi OSBE-në dhe vet Ambasadorin Schlumberger për ndihmesën e dhënë në zgjedhje duke theksuar rëndësinë që një ndihmesë e tillë është e rëndësishme edhe gjatë përsëritjes së zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës veriore në frymën e Marrëveshjes së Brukselit.

Shefi i OSBE-së Schlumberger u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit të inaugurimeve të komunave të Kosovës dhe ofroi gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e shtetit të Kosovës në të gjitha fushat ku vlerësohet e nevojshme në mënyrë të ndërsjellë. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors