Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri takoi prefektin e qytetit të Eskishehirit nga Turqia, Kadir Kocdemir


Image

Prishtinë, 13 nëntor 2012

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, takoi prefektin e qytetit të Eskishehirit nga Turqia, Kadir Kocdemir bashkë me një delegacion të gjerë nga fusha akademike dhe e biznesit,  të shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.

Zëvendëskryeministrja Tahiri e vlerësoi këtë vizitë shumë të rëndësishme dhe një kontribut tjetër në marrëdhëniet shumë të mira shtetërore me një miqësi mes dy popujve.

Kadir Kocdemir falënderoi përzemërsisht znj.Tahiri për pritjen e ngrohtë dhe miqësore që i është bërë duke shtuar se Kosova ka bërë përparim brilant në zhvillimin e saj.

Gjatë këtij takimi u çmua lartë bashkëpunimi mes komunës së Prizrenit dhe Eskishehirit dhe u tha se në të armen edhe me shumë do të identifikohen fushat se ku mund të bashkëpunohet.

Me tej, në takim u rivlerësua suksesi i investitorëve dhe kompanive të rëndësishme e turke që ndodhen tashmë me investime në Kosovë.

Z. Kocdemir konfirmoi interesin e investitorëve dha akademikeve turq për të ardhur dhe investuar në Kosovë dhe se do  ata do të vijojë të nxisë interesin dhe investimet e rëndësishme turke në Kosovë, në interesin më të mirë të të dy popujve dhe vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors