Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, znj. Edita Tahiri, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Maltës në Vjenë, z. Colin Scicluna

Prishtinë, 07.09.12

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, znj. Edita Tahiri, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Maltës në Vjenë, jorezident për Kosovën, z. Colin Scicluna.

Fillimisht, Ambasadori i Maltës, Scicluna, uroi për përfundimin e pavarësisë me sukses.

Nga ana tjetër, znj.Tahiri uroi ambasadorin për detyrën e re si
ambasador jorezident  për Kosovë, si dhe falënderoi  Maltën për njohjen që i ka bërë pavarësisë se Kosovës ndër shtetet e para.

Gjate këtij takimi u tha se Kosova ka ndërtuar një shtet prosperues dhe stabil  duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

Ndërkaq  vlerësuan reformat e ndërmarra të Kosovës në sundim të ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fusha tjera. Ndërsa u çmuan mundësit e Maltës për të kontribuoi në reformën e administratës publike, diplomacisë si dhe në fusha tjera që kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors