Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri takoi Caroline Douilliez- Sabouba, zëvendësdrejtoreshë për Operacione të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore


Image

Prishtinë, 03 shkurt 2014

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhduku, zhvilloi një dreke pune me zëvendësdrejtoreshën për Operacione të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore, znj. Caroline Douilliez- Sabouba dhe përfaqësuesit e KNKK-së në Prishtinë. Në takim ishin prezentë edhe z. Prenk Gjeta, kryetar i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit me bashkëpunëtorë dhe Arsim Gerxhaliu, drejtor i departamentit të Forenzikës.

Gjatë këtij takimi zëvendëskryeministrja Tahiri shprehu falënderimet për punën dhe kontributin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në përpjekjet e përbashkëta në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, si pasojë e luftës së viteve 1998 –‘99 në Kosovë. Në veçanti, zëvendëskryeministrja Tahiri, shprehu mirënjohjen për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në lehtësimin e dialogut për çështjen e personave të zhdukur, në mes të Kosovës dhe Serbisë

Po ashtu gjatë takimit u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, edhe në çështje konkrete si sigurimi i informatave të reja që do të ndihmonin ndriçimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur, funksionalizimin e komisioneve komunale për çështjen e personave të zhdukur, hartimin e akteve nënligjore në zbatimit të legjislacionit në fuqi, si dhe çështjen e kapaciteteve profesionale mjekoligjore. Me theks të veçantë gjatë bashkëbisedimit, u shtrua edhe çështja e varrezës masive në Rashkë të Serbisë, ku njëherit, u shprehën shqetësimet rreth zhvillimeve të fundit përkatësisht zvarritjeve në konkretizimin e hapave të mëtutjeshëm për procedimi profesional të këtij rasti.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës, me theks të veçantë në Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Delegacionit të Kosovës në kuadër të grupit Punues për Persona të Zhdukur. Po ashtu, zëvendësdrejtoresha Carolina Douilliez-Sabouba potencoi përkushtimin e KNKK-së në përkrahje të mëtutjeshme në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, duke adresuar të drejtën e familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e me të dashurve të tyre.

Me këtë rast, zëvendëskryeministrja Tahiri edhe njëherë shprehu zotimin dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që çështja e personave të zhdukur do të vazhdoje të mbetet si prioritet i veçantë për institucionet e Republikës së Kosovës deri në zgjidhjen e plotë të kësaj çështje me rëndësi të veçantë për familjarët dhe mbarë shoqërinë kosovare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors