ZËVENDËSKRYEMINISTRJA E QEVERISË SË KOSOVËS, EDITA TAHIRI NË VIZITË ZYRTARE NË KROACI

15 prill 2012

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Edita Tahiri udhëton sot për në një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Në këtë vizitë Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri do të zhvillojë takime të nivelit më të lartë shtetëror, ku do të takohet me Presidentin e Kroacisë z. Ivo Josipovic.

Në Qeverinë Kroate do të takohet me Zëvendëskryeministrin për Çështje të Brendshme, të Jashtme dhe Evropiane  z. Neven Mimica dhe me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, znj. Vesna Pusic.

Zëvendëskryeministrja Tahiri do të zhvillojë takime në Parlamentin kroat, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë. Gjatë kësaj vizite ajo do të takojë edhe përfaqësuesit e shoqatave shqiptare që veprojnë në Kroaci.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors